“Globe” i bashkohet iniciativës në ndihmë të shqiptarëve

Postuar nga   Globe Shops

Ditët e fundit ka nisur akomodimi i banorëve të Unazës së Madhe drejt banesave sociale të ngritura në Shkozë. Bashkia e Tiranës po vijon me punën për kompletimin e banesave me mobilje dhe pajisjet e nevojshme shtëpiake. Për t’ju ardhur në ndihmë banorëve, kësaj nisme të bashkisë i është bashkuar edhe kompania lider në fushën e pajisjeve elektroshtëpiakeve, “Globe”. Në mënyrë që këta banorë të kenë kushte më të mira jetese, “Globe” ka dhuruar pajisje elektroshtëpiake për 50 familjet e prekura nga ndërtimi i rrugës.

“I jam pafundësisht mirënjohës kompanisë “Globe”, një nga kompanitë lider jo vetëm në tregun e elektro-shtëpiakeve, por edhe në njerëzillëk. Falë këtij donacioni kemi elektroshtëpiaket për 50 familje, kryesisht në banesat sociale, ku kanë nisur të akomodohen familjet e zonës së “Astirit”, që ata të marrin një jetë më të mirë në një shtëpi të re dhe për të ikur nga shtëpia, nga streha apo plevica, të ndërtuara mbi kanale të ujërave të zeza apo në gjurmë të rrugës”, theksoi Veliaj, nga mjediset e Rezervave të Emergjencës së Tiranës.

E pranishëm pranë banesave sociale në Shkozë ka qenë edhe menaxherja e kompanisë “Globe”, Evisa Muho, e cila u shpreh e gatshëm për të vijuar bashkëpunimin.

“Ne si kompani jemi shumë të lumtur që mund të japim kontributin tonë për bashkinë dhe për t’iu gjendur pranë të gjitha familjeve në rastet e emergjencave civile. Ne kemi dhënë kontributin tonë edhe në gjelbërimin e Tiranës dhe kjo ka qenë një dëshirë e jona dhe e gjithë kompanisë. Falenderojmë Bashkinë e Tiranës edhe kryetarin Erion Veliaj për mundësinë dhe suportin që na ka dhënë”, tha Muho.

Teksa këta banorë ‘vuajnë’ largimin nga shtëpitë e tyre, “Globe” është përpjekur që t’ju ngrohë zemrat me dhuratat e saj.