Galaxy S20 sjell revolucion me në fokus përvojën

04/24/2020
5

Me lançimin e Galaxy S20, S20 + dhe S20 Ultra, Samsung ka sjellë një pajisje celulare që bën pjesë në një kategori të vetën. Duke kombinuar fuqinë e 5G me risitë e kamerës dhe inteligjencën artificiale, opsionet më të fundit në seritë Galaxy S bëjnë mënyrën se si ne ndajmë dhe lidhemi më të pasur dhe më dinamike se kurrë më parë. Ja cilat janë mënyrat se si me Galaxy S20, ju do të ecni përkrah inovacionit.

Ky është telefoni që do të ndryshojë fotografinë përgjithmonë

Me Video Snap revolucionar 8K, lidhje 5G dhe Space Zoom deri në 100 herë, mënyra sesi kapni dhe ndani jetën tuaj nuk do të jetë kurrë e njëjtë.  Realizimi i shkrepjeve fantastike është vetëm një prekje larg. Për më tepër, ju mund të zgjidhni midis tre telefonave të dizajnuar rreth një përvoje revolucionare të kamerës: Galaxy S20, S20+ dhe S20 Ultra.

Një hap masiv përpara për rezolucionin dhe zmadhimin në fotografinë celulare.

64 MP në Galaxy S20 dhe S20+ dhe 108 MP në Galaxy S20 Ultra ju lejojnë të zmadhoni përsëri e përsëri. Seria S20 thyen barrierat ekzistuese të fotografisë duke ju dhënë miliona piksele më shumë në secilën foto. Që do të thotë, për herë të parë ndonjëherë, ju mund të zmadhoni për të kapur detaje që nuk i keni vënë re kurrë më parë.

Zmadhimi më i përparuar ndonjëherë ju çon aty ku asnjë telefon celular nuk ka shkuar më parë

Afrohuni më pranë aksionit se kurrë më parë me zmadhimin më të përparuar deri më sot. Me fuqinë e Hybrid Optic Zoom 3x dhe sensorit të imazhit me rezolucionin më të lartë deri më sot, do të kapni momente që mund t’i kishit humbur.

8K Video Snap revolucionarizon mënyrën se si kapni foto dhe video.

Kapni përmbajtje të qartë dhe video mahnitëse me rezolucion të lartë. Rezolucioni i Galaxy S20 5G kaloi nga 4K në 8K — 4 herë më i madh se UHD dhe 16 herë më i madh se HD. Jo vetëm që videot janë më të mprehta, por ju do të keni mundësi të shkëpusni fotografi të plota 33MP direkt nga videot tuaja.

Shkrepje e vetme, Mundësi të Shumëfishta

Inteligjenca Artificiale e Single Take kap deri në 10 sekonda në një shumëllojshmëri të formateve foto dhe video me një trokitje e lehtë, kështu që ju mund të përqendroheni në marrjen e xhirimit më të mirë në këtë moment pa u shqetësuar se si po e kapni atë. Zgjidhni Modalitetin Single Take në kamera dhe trokitni lehtë. Lëvizni deri në 10 sekonda për të kapur të gjithë skenën.

Një telefon që ndryshon lojën kërkon një nivel të ri të lidhjes.

Ndani dhe transmetoni më lehtë se kurrë me shpejtësi hiper. Me aftësitë e inkorporuara 5G, Galaxy S20, S20 + dhe S20 Ultra 5G ju lejojnë të ngarkoni dhe shkarkoni në çast. Kjo do të thotë livestreaming, shkëmbim përmbajtjeje dhe lojëra me shpejtësi hiper.

Bateri gjithë ditën

Bateritë e linjës S20 janë të fuqishme, maksimalisht në 5000mAh (tipike). Por ato janë gjithashtu inteligjente, duke u përshtatur me rutinën tuaj celulare për të kursyer energji, kështu që ju mund të transmetoni, luani, bisedoni dhe shkruani për orë të tëra përpara se t’ju duhet të karikoni pajisjen tuaj.

Fshirjen e lamë pas në 2019

Me një sistem kamerash kaq yjor, Galaxy S20 5G duhej të kishte ruajtje për të gjitha kryeveprat që do të xhironi. DHe nuk mund të rezultonte ndryshe. Ruani mijëra foto dhe video me rezolucion të lartë ose zgjeroni me një kartë microSD për ruajtje totale deri në 1.5 TB.

Mbroni atë që është juaja me një sistem sigurie të azhurnuar masivisht

Vulosni të dhënat private me sigurinë që mbron PIN-in, fjalëkalimin, modelin dhe çelësin privat të Blockchain. Kombinuar me platformën Knox, siguria futet në çdo pjesë të telefonit tuaj, nga pajisja në softuer. Dhe për pronarët e bizneseve, Knox mbron të dhënat tuaja duke izoluar, enkriptuar dhe siguruar ato. Besojani sigurinë tuaj platformës së besuar nga qeveritë në të gjithë botën.

5G bën Biznes

Lidhja e nivelit tjetër çel mënyra të reja revolucionare për të bërë biznes. Për biznesin, mundësitë e 5G janë të pakufizuara. Teknologjia 5G do të ndryshojë mënyrën e lidhjes, komunikimit, llogaritjes dhe kontrollit të pajisjeve, rrjetit dhe shërbimit tuaj. Do të keni mundësi të shtoni raste krejt të reja biznesi dhe modele përdorimi rreth pajisjeve dhe sensorëve të ndryshëm. Transformoni mënyrën si operonioni duke u partnerizuar me infrastrukturën e rrjetit 5G dhe pajisjet lider. Me një telefon Galaxy 5G dhe një lidhje 5G, e vetmja gjë që mund t’ju ngadalësojë është mendimi. Hotspotet janë më të sigurtat dhe duke qenë se ato janë nën kontrollin e Knox, ju mund të menaxhoni aksesin e ekipit tuaj tek to. 5G sjell ngarkim dhe shkarkim super të shpejtë, punë në grup hiper-produktive dhe optimizim të inteligjencës së biznesit në kohë reale.

 

Komentet

k hpk ppm
v
totomomo1122
cvpsarr7o
fiif
Shkruaj nje koment

Lajmet e fundit