E ARDHMJA VIZUALE

04/30/2020
0

Jo shumë kohë më parë, aplikimi i teknologjive të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale ishte vetëm një ëndërr e largët. Tashmë, Samsung e bën realitet me QLED 8K TV 2020 – të ardhmen e përvojës së shikimit.

Linja e gjeneratës tjetër ofron një vështrim në të ardhmen e teknologjisë vizuale. Ajo kombinon risitë më të fundit që e bëjnë përvojën e shikimit më përfshirëse me veçoritë e lidhura, dhe stilin e jetës së konsumatorit më të integruar, për të ofruar përvojën më të mirë të argëtimit në shtëpi.

Inovacioni i ri i Samsung Q950TS QLED 8K TV 2020 ofron një teknologji të pashembullt dhe një përvojë të pakrahasueshme shikimi, duke kombinuar cilësinë e pamjes dhe tingullit, aftësi të Inteligjencës Artificiale dhe dizajn premium. I disponueshëm në 65, 75 dhe 85 inç, Samsung Q950 QLED 8K TV ju lejon të shihni përtej ‘kutisë’. Ekrani revolucionar i Infinity jep një ekran me raport 99%. Q950, me një profil mahnitës të hollë 15 mm dhe gjashtë altoparlantë të integruar, ripërkufizon kategorinë e tij. Ai eliminon kufijtë midis televizorit dhe ambjentit rrethues për të siguruar përvojën premium të shikimit në shtëpi. Gjithashtu, me teknologjinë OTS+, tingulli përhapet më shpejt se kurrë pasi gjurmon skenat që shfaqen në ekran. Altoparlantët e integruar i japin tingullit lirinë që i duhet për të gjetur se ku do të tingëllojë më mirë, për të krijuar një përvojë tingujsh plotësisht tre-dimensionale si ajo reale. Më tej, Active Voice Amplifier (AVA) njeh në kohë reale, një zhurmë potencialisht ndërhyrëse në mjedisin tonë dhe automatikisht rrit vëllimin, duke siguruar qartësi shtesë për zërat ose dialogët që përhapen nga ekrani.

Formacioni i televizorëve QLED 2020 nga Samsung Electronics tashmë ka lënë gjurmën e tij në industri, duke u dalluar si ‘Best in Class’ nga mediat më të njohura për pajisje lider dhe karakteristikat inovative, si Forbes Magazine dhe British AV Forum.

I fuqishëm në thjeshtësinë dhe elegancën e tij, QLED 8K TV 2020 garanton një përvojë interactive, gjithëpërfshirëse dhe revolucionare.

 

Komentet

Asnjë postim nuk u gjet

Shkruaj nje koment

Lajmet e fundit