Zgjidhni aspiratorin perfekt për kuzhinë

11/06/2014

Me shumëllojshmërinë e linjave të dizenjove për aspirator kuzhine, nga ofertat më të mira për një zgjedhje bashkëkohore duke përmbushur të gjitha shijet dhe buxhetet, të jeni të sigurt që do të gjeni aspiratorin që ju dëshironi. Por nëse ju nuk jeni i sigurt për zgjedhjen tuaj, kur vjen çështja tek prakticiteti ose instalimi, ne po iu japim disa këshilla që duhen ditur.

Aspirator me nxjerrje të ajrit jashtë apo Riqarkullim? Sido që të jetë e mundur, është më mirë me nxjerrjen jashtë të ajrit, që do të thotë që avujt dhe erërat nxirren jashtë. Kjo metodë qarkullimi jo vetëm që nxjerr të paktën 30% më tepër ajër se aspiratorët me metodë riqarkullimi por gjithashtu modelet me kanale qarkullimi nuk kanë nevojë për filtra karboni të cilat janë të nevojshme të ndërrohen çdo dy-tre muaj nëse ajri riqarkullohet. Gjithashtu, ndërkohë që aspiratorët që përdorin metodën e riqarkullimit i cili ndihmon të reduktojë erërat e gatimit, ato nuk mund të reduktojnë avujt ose kondesimin ashtu siç aspiratorët me qarkullim mund ta kryejnë.

1. Mendoni praktikisht – kur zgjidhni një aspirator ishull, sigurohuni që tavani të jetë i trashë në mënyrë që të ketë forcë të përshtatshme të mbaj peshën e aspiratorit.

2.Merrni në konsideratë rrugën që ndjekin kanalet e qarkullimit – Ju do të keni të nevojshme gjithshtu të merrni në konsideratë rrugën që do ndjekin për qarkullim dhe nëse tavani juaj ka tra, gjeni drejtimin e duhur ku ato duhet të dalin. Për të rritur efiçencën e përdorimit mundohuni të mbani një numër sa më të vogël kthesash dhe shmangni përdorimin e ngushtuesve (p.sh tuba me diametër më të vogël) pasi do të reduktojnë shumë performancën dhe do të rrisin nivelin e zhurmës.

3.Maksimizoni sasinë e ajrit të nxjerrënëse ju keni një shtëpi me konstrukt e cila ka nje strehë, është një ide e mirë të shtoni një pjesë në brendësi të strehës, I cili mban dhe ruan tymrat dhe avujt përpara se motori ti nxjerri ato jashtë.

4.Mendoni për zhurmën – nëse ju keni një kuzhinë të madhe dhe njëkohësisht ai është vendi ku ju qëndroni, është vërtet e vlefshme të zgjidhni një aspirator të qetë. Aspiratoret me teknlogjinë silencioze, për shembull, sigurojnë që disa nga këto aspiratorë të funksionojnë vetëm me 49dB duke e vendosur ne rangun e zhurmës më të ulët, e cila nuk do të ndërpresë vazhdimësinë e bisedës tuaj.

5.Mësoni sesi të merrni maksimumin nga aspiratori juaj – për të hequr erën e kuzhinës në mënyrë sa më efiçente, kini parasysh të ndizni aspiratorin tuaj përpara se të filloni të gatuani dhe pastaj e lini të vazhdojë me shpejtësinë më të ulët, si dhe disa minuta pasi ju të keni përfunduar gatimin. Disa nga aspiratorët më të mirë të gatimit janë të pajisura me një kronometër funksional që mund ta vendosi aspiratorin të fiket për pesë minuta pasi ju keni përfunduar gatimin.

6.Lejoni të mendojë aspiratori për ju disa nga aspiratorët më të mirë ishuj, kanë veçori të sensorëve kontrollues të avancuara, përmes të cilave aspiratori ndjen erërat dhe avujt duke iu mundësuar fokusimin tek gatimi dhe të zbaviteni me miqtë tuaj.