Si të përdorim kondicionerin në mënyrë korrekte kur jemi me fëmijët?

07/28/2021

✅ Përdorimi i kondicionerit tek fëmija i porsalindur nuk është i dëmshëm. Përkundrazi, ai mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për të përballuar të nxehtin e ditëve të Verës, duke i dhënë fëmijës një gjumë të qetë edhe gjatë natës.

✅ Duhet të tregoheni të kujdesshëm për të pastruar filtrat e kondicionerit në varësi të frekuencës së përdorimit. Larja e filtrave siguron jetëgjatësine e kondicionerit, e jo vetëm, shmang nxjerrjen e mykut ose baktereve të cilat mund të shkaktojnë infeksione në aparatin e frymëmarrjes ose reaksione alergjike.

✅ Vendosja e temperaturave 4 deri në 5 gradë më pak, në krahasim me atë të ajrit të jashtëm. Evitoni gradim të kondicionerit në grada "polare"; ndryshimi i theksuar i temperaturës mund të shkaktoj probleme në frymëmarrje.

✅ Pozicionimi i fletëve të ajrit nuk duhet të jetë i drejtpërdrejtë, por nga lartë në mënyrë që ajri i freskët të zbresë poshtë gradualisht.

✅ Gjatë përdorimit të kondicionerit, tentojmë të izolojmë shtëpinë duke mos hapur dritaret. Në fakt është shumë e rëndësishme që shtëpia të ajroset disa herë gjatë ditës për të evituar akumulimin e ajrit të papastër.

✅ Tharëset e lagështisë ose 'humidifier' janë të rëndësishme për arritjen e një ambienti ideal për të gjithë familjen tuaj.