Ndryshimi ndërmjet Rezistent ndaj ujit dhe Kundër ujit

11/08/2014

Ndryshimi ndërmjet Rezistent ndaj ujit dhe Kundër ujit

(Water Resistant vs Waterproof)
Një telefon është rezistent ndaj ujit ose kundër ujit. Për të përcaktuar se sa rezistent është ai shërben certifikata ip67.
Ip-do të thotë mbrojte nga hyrja (Ingress Protection).
Numri parë është nga 0-6 dhe përfaqëson mbrojtjen nga pluhurat dhe sa më i lartë të jetë numri aq më rezistent ndaj pluhurit është pajisja.
Numri dytë është nga 0-9 dhe përfaqëson mbrojtjen nga uji dhe sa më i lartë të jete numri aq me rezistent ndaj ujit eshte pajisja.
Kështu një telefon me ip67 sikurse është Samsung Galaxy s5 ka një mbrojtje maksimale ndaj pluhurave dhe një mbrojtje ndaj ujit në thellësinë 1m për 30 minuta.
Kështu me rritjen e presionit të ujit ( rritjen e thellësisë ) ose me zgjatjen e kohës së qëndrimit të celularit në ujë rrezikon që telefoni të fusi ujë.
Galaxy S5 është rezistent ndaj ujit por jo kundër ujit.
IP67 nuk ka të bëjë vetëm me thellësinë e ujit por ka të bëje gjithashtu me presionin e ujit.
Me rritjen e presionit te ujit në telefon rrezikohet dëmtimi tij.

Telefoni juaj mund ti rezistojë lagies nga shiu por nuk mund ti rezistojë një rrjedhje uji me presion.