Këto 5 këshilla do ju ndihmojnë që të zgjidhni furrën e përshtashme për kuzhinën tuaj,për ushqimin dhe mënyrën se si ju pëlqen të gatuani.
1-Për çfarë madhësie keni nevojë?
Vetëm mateni hapësirën e lirë në kuzhinën tuaj për të parë nëse madhësia e furrës njëshe, dopjo ose e ndarë është perfekte për kuzhinën tuaj.
Diferenca më e madhe është ndërmjet madhësive ( furra njëshe 60 cm, furra dyshe 72-80 cm, dhe furra e ndarë 45 cm) dhe kapaciteti i tyre, gjerësia dhe thellësia e tyre janë pak a shumë njësoj.
2-Ku duhet ta vë furrën?
Ju keni 2 zgjedhje të mundshme për pozicionimin e furrës tuaj.
1- Vendoseni sipër kabinës së mobiljes.
2- Vendoseni poshtë tavolines së punës së mobiljes tuaj.
3-Si të gatuani ushqimet tuaja?
-Nëse ju e përdorni shumë zgarën atëherë zgjidhni një furrë me zgarë të ndarë në mënyrë që të keni më shumë hapësirë dhe fleksibilitet.
-Nëse ju pëlqeni ushqimin e skuqur, një furrë konvencionale është perfekte.
-Nëse ju jeni duke pjekur dhe doni një shpejtesi gatimi, furra Fan jo vetëm që gatuan më shpejt, por ajo nxehet 25 % më shpejt se furrat e tjera.
-Pëlqeni ushqimin në zgarë,të skuqur dhe të pjekur? Nuk ka problem. Zgjidhni një furrë multifunksionale dhe ju mund të gatuani çfarë të doni.
-Nëse ju kërkoni që të gatuani një ushqim me arome të mirë dhe të ushqyeshëm, atëhere zgjidhni një furrë me opsionin ekstra të avullit, që është dhe ideale për shkrirjen.
4-Sa shumë doni të gatuani?
Kapacitei i një furre shikohet nga hapësira e përdorshme e zgavrës së furrës,që matet në litra.
Vaktet e mëdha dhe kapaciteti për të cilin keni nevojë .
-Ushqim për 1-2 persona një kapacitet prej 35-40 litra është e mjaftueshme.
-Për të gatuar për 3-4 persona shkon 40-70 litra.
-Për të gatuar për 4 persona e siper zgjidhni një furrë me kapacitet mbi 70 litra.
Numri rafteve gjithashtu ndikon në sasinë e ushqimit që doni të gatuani në të njëjten kohë. Nëse ato janë të levizshme sa më shumë rafte aq më mirë është.
5- Lehtësi pastrimi?
Nëse pastrimi nuk është pika juaj më e fortë, zgjedhni një furrë që pastrohet lehtë.
Modelet me oxhak katalitik thithin yndyrën dhe ciklat e saj, dhe filtruesit e oxhakut duhet të zëvendesohen në momentin që ato kanë nevojë të bëhen.
Modelet e rangut të lartë/me një gamë të gjerë përdor një temperaturë të lartë të sistemit pirolitik, e cila i kthen mbeturinat në hi ,të cilin ju mund ta pastroni lehtë me një copë , nuk është e nevojshme që të përdorni produkte pastrimi.