Çfarë duhet të kemi parasysh përpara se të blejmë një celular?

10/03/2015

PAMJA DHE NDJESIA

Dizajni dhe lehtësia për ta mbajtur janë dy faktorët më të rëndësishëm për tu marrë në konsideratë kur blini një smartphone. Më poshtë do të gjeni këshilla për një blerje më të mirë.

Pesha

Pesha e një smartphone tregohet kryesisht nga madhësia e ekranit të tij. Iphone 6 4.6 ounce, për shembull, ka një ekran 4.7-inch dhe është një prej smartphonëve më të lehtë e të hollë në treg.

Nga ana tjetër, janë tabletat me ekran të madh si Nexus 6, me një ekran 6-inch dhe peshon 6.5 ounce. Nëse i kalojnë 6 ounces, do ta ndjeni vërtet peshën e një telefoni në xhep. Nëse mbartshmëria është e rëndësishme për ju, zgjidhni një telefon më pak se 5 ounce.

Dizajni

Përcaktimi i një smartphone të mirë apo të keq është subjektive, por nëse ju jeni të interesuar për cilësinë e prodhimit dhe anën estetike, kërkoni pajisjen me një trup uniform, qoftë i bërë prej alumini apo polikarbonati. Disa shembuj të mire përfshijnë Apple iPhone 6 dhe 6 Plus, dhe HTC One.

Njerëzit që preferojnë një smartphone me një bateri të zëvëndësueshme duhet të kërkojnë për një pajisje si Samsung Galaxy S5 ose Galaxy Note 4. Pamja plastike dhe ndjesia nuk janë premium, por ju do të keni mundësinë të ndërroni baterinë dhe të përditësoni software-in . (Modeli ii ri Galaxy S6 do të ketë një dizajn metalik, pra do të heqë nga qarkullimi pjesën e pasme të ndërrueshme.)

Nëse po kërkoni për një dizajn më personal, kontrolloni Moto X, të cilin mund ta personalizoni online me të gjithë llojet e ngjyrave dhe lustrave, përfshirë dhe drurin.

MADHËSIA E EKRANIT DHE CILËSIA

Edhe pse ekranët më të mëdhenj janë në modë, ju ende mund të gjeni një shumëllojshmëri madhësish ekranesh.

Ekran i vogël (më pak se 4.5 inch)

Ndërmjet të gjithë celularëve më të famshëm, versionet e vjetra iPhone 5s dhe 5c janë të vetmit smartphone me ekran 4-inch. Gjithashtu edhe rezolucioni pixel është i ulët, pra 1136 x 640. Sidoqoftë, këto iPhone kanë panele mjaft të shndritshëm me saktësi të shkëlqyer të ngjyrave. Në treg janë smartphone të tjerë me ekrane 4 deri në 4.3-inch, por shumica e tyre janë më të lire se telefonat Android dhe Windows. Arsyeja kryesore pse mund të blini celular me ekran të vogël eshtë dizajni kompakt.

Ekran mesatar (më pak se 5.4 inch)

Me rritjen e vazhdueshme të madhësisë së smartphonëve, është e vështirë të përcaktohet se çfarë nënkupton madhësia mesatare, por afërsisht konsiston në 4.5 deri në 5.2 inch. Këtu, mund të gjeni pajisje si iPhone 6 (4.7 inch), HTC One (5 inch), LG G3 (5.5 inch) dhe Moto X (5.2 inch). Në varësi të materialit të përdorur dhe vendosjes së butonave, një telefon në këtë kategori mund të jetë i vështirë për tu përdorur me një dorë, por shumica janë mjaft të rehatshëm.

Ekranet e mëdhenj/Tabletët (5.5 inch ose më shumë)

Smartphonët me ekrane më të mëdhenj se 5.5 inch, si Galaxy Note 4 5.7-inch, përdoren më mirë me dy duar. Ndërkohë që për disa njerëz nuk është praktike, për ata që dëshirojnë të kombinojnë tabletin dhe celularin në një pajisje të vetme duhet të marrim një telefon të kësaj kategorie.

Cilësia e ekranit

Duhet të tregoni vëmëndje të veçantë ndaj rezolucionit të smartphone. Ekranet më të mira kanë rezolucion quad-HD ose 2560 x 1440 pixels, duke përfshirë Nexus 6 dhe LG G3. Sidoqoftë, një panel full-HD me 1920 x 1080 pixels (1080p) shfaq shumë detaje. Ekranet me 1280 x 720 pixels (720p) mund të rezultojnë në humbjen e detajeve në tekst apo imazh, por mund të jenë mjaft të mira për lojra apo opsione të tjera.

Dy faktorë të tjerë që përcaktojnë cilësinë e ekranit janë ndriçimi dhe këndet e pamjes. Sigurohuni që smartphone të cilin do të blini ka një panel që është mjaftueshëm i shndritshëm për të lexuar në ambjentet e jashtme në dritën direkte të diellit. Një kënd pamje i gjerë është i rëndësishëm gjithashtu, pasi ju duhet të keni mundësinë të ndani me të tjerët se çfarë është në ekranin tuaj dhe të luani lojra pa u zbehur ekrani kur ju e anoni celularin.

Përsa ii përket cilësisë së ekraneve LCD ose AMOLED, këto të fundit ju japing ngjyra më të sakta, ndërkohë që teknologjia më e fundit shpërndan ngjyra më të shndritshme dhe të zezë më të thellë. Është çështje preferencash personale.

ÇFARË ËSHTË BRENDA

Nga platforma e duhur në specifikimet më të mira, më poshtë gjeni disa udhëzime për karakteristikat më kryesore të një smartphone.

Sistemi Operativ

Android

Android dominon shitjet mbarëbotërore të smartphonëve – dhe për një arsye të mire. Ju do të gjeni më shumë zgjidhje se iOS ose Windows Phone kur vjen puna te dizajni, madhësia e ekranit, specifikime, aftësi dhe çmime. Plus, Androidi është një OS i hapur, që nënkupton se është i lehtë për tu personalizuar me aplikacione, lançime, llojin e tastierës dhe më shumë. Disa prodhuesh Androidësh, si Samsung dhe LG, e kanë pajisur këtë software me opsione shtesë si mundësia për hapjen e shumë aplikacioneve njëherësh dhe akses më i lehtë në cilësime.

Me versionin më të fundit të Android, 5.0 Lollipop, OS ofron një Dizajn Materiali më të sofistikuar, me cilësime të përmirësuara e të shpejta dhe Modalitet Prioritetesh për të shfaqur vetëm njoftimet nga njerëzit që kanë më shumë rëndësi. Plus, Android ofron një numër të madh në Google Play Store.

iOS 8

iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë versionin më të fundit të sistemit operativ të Apple, i cili ofron të gjitha llojet e risive. Ju do të gjeni një aplikacion të përmirësuar të Fotove, njoftime interaktive dhe shkëmbimin e ekranit. Plus, aplikacioni Family Sharing ju lejon deri në 6 personave të familjes tuaj të ndajnë blerje iTunes, librash dhe aplikacionesh.

Arsyeja më e madhe për të kërkuar një pajisje me sistem iOS është përzgjedhja e aplikacioneve. Apple App Store ju lejon të merrni aplikacionet dhe lojrat më të fundit përpara Android, sepse është më e lehtë për programuesit që të sinjalizojnë më pak pajisje me specifikime të njëjta. Gjithashtu celulartë iPhone gëzojnë shumëllojshmëri më të madhe aksesorësh, sepse ka më pak variacion në dizajnin e një modeli në tjetrin.

Windows Phone

Platforma Microsoft Windows Phone është e pajisur me ekran dinamik Start me Live Tiles. Këto pllaka ju njoftojnë menjëherë se cilat janë përditësimet të vlefshme për ju. Windows Phone tashmë përfshin një asistent dixhital Cortana, që është e ngjashme me Siri por më proaktive. Sidoqoftë, Windows 10, i cili do të lejojë programuesit të krijojnë aplikacione për desktopin dhe ekranin e vogël në të njëjtën kohë.

BlackBerry

Me platformën më të fundit të kësaj kompanie, BlackBerry 10, ju mund të grumbulloni në një vend gjithçka nga emailet tek përditësimet e rrjeteve sociale. Është gjithashtu lehtësisht praktike të hapni shumë fusha në të njëjtën kohë, dhe BlackBerry ofron tastierën më të mirë me prekje në treg.

Proçesori

Smartphonët janë duke u bërë gjithmonë e më shumë si kompjutera përsa i përket fuqisë së proçesorit, por ju nuk do tju duhet ti kushtoni po aq shumë vëmëndje shpejtësisë së orës. Vini re emrin e chip, pasi do t'ju japë një ide për shpejtësinë dhe aftësitë e modelit të celularit.

RAM

Përpiquni të shmangni celularët me memorie sistemi 512MB. 1GB është mjaftueshëm për modelet me çmime të lira. 2GB është standarti për pajisjet më të shtrenjta. Por, 3GB (në celularë si Galaxy Note 4) është edhe më mirë. Vetëm një model deri tani ofron 4GB RAM , the Asus ZenFone 2.

Memoria e brendshme

Meqënëse disa lojra mund të zënë më shumë se 1GB — për të mos përmendur se sa foto dhe video me rezolucion të lartë përdoruesit bëjnë, ju rekomandojmë të synoni për një memorie të brendshme sa më të madhe. Minimumi në shumicën e celularëve është 16GB, por disa celularë (si Galaxy Note 4) kanë një standart prej 32GB. Ju rekomandojmë 32GB ose më shumë, ose të paktën një telefon që suporton microSD.

KARAKTERISTIKA TË TJERA TË RËNDËSISHME

Kamera

Shumë smartphone janë të pajisur me kamera me 20 megapixels (ose më shumë), por kjo është vetëm një nga mënyrat për të matur cilësinë e kamerës. Tregoni vëmëndje ndaj cilësisë së imazhit, shpejtësisë së kapjes etj. iPhone 6 dhe 6 Plus, për shembull, kanë sensorë 8-MP por kapin pixel relativisht të lartë. Provojeni celularin vetë në dyqan përpara se ta blini ose shihni shembuj nga foto online.

I rëndësishëm është dhe stabilizimi optik i imazhit për të reduktuar turbullimin dhe për të përmirësuar performancën në dritë të dobët. Ju duhet të keni mundësinë të bëni një foto të mire në ambientet e brëndshme pa qënë nevoja për të përdorur blic. Galaxy S5 dhe Galaxy Note 4 janë veçanërisht të njohur për opsionin HDR në kohë reale, që ju lejon ju ta shihni paraprakisht foton përpara se ta bëni.

Prodhuesit e smartphone po i kushtojnë rëndësi edhe cilësisë së kamerës së përparme, si është evidentuar nga disa modele si HTC Desire Eye. Të dyja kamerat janë 13 MP.

Jetëgjatësia e baterisë

Shumë faktorë - përfshirë dhe madhësinë e ekranit, proçesorin dhe sistemin operativ – përcaktojnë sa gjatë mban karikimi i një smartphone. Ne ju sugjerojmë çdo lloj celulari që zgjat më shumë se 9 orë me përdorim të vazhdueshëm në 4G LTE.

Bateri e zëvëndësueshme

Bateritë e zëvëndësueshme mund të jenë një zgjidhje optimale nëse dëshironi të ndërroni baterinë për të pasur mundësinë të përdorin më gjatë celularin e tyre. Pra nuk është nevoja të blini një telefon të ri apo të riparoni baterinë e konsumuar, kur thjesht mund ta zëvëndësoni.

Aplikacionet dhe App Store

Android dhe iOS i kalojnë 1 milion aplikacione, kanë mjaftueshëm opsione për të gjitha preferencat tuaja. Windows Phone dhe BlackBerry vijnë të dytët por mjaft të qëndrueshëm si në cilësi ashtu dhe në sasi. Por shpeshherë shkarkimi dhe instalimi i disa aplikacioneve rezulton të jetë më pak se optimalja.

NFC

E disponueshme në të gjitha llojet e Androidëve dhe iPhone të rinj, një chip i një fushe të afërt komunikimi, e bën më të lehtë pagesën e shërbimeve të ndryshme. Apple Pay është zgjidhja më e lehtë për tu përdodur.

Sidoqoftë celulartë Androidë e përdorin NFC për funksione të tjera. Ju mund të lidhni dy pajisje të ndryshme një telefon dhe një boks me wireless, ose të nisni transfertën e të dhënave midis telefonëve dhe tabletëve. Apple mbështetet në teknologjinë e tij për të transferuar të dhënat midis pajisjeve iOS ii quajtur AirDrop.

Bluetooth

Teknologjia më e fundit Bluetooth që duhet të synoni kur të blini një smartphone është Bluetooth 4.0 me energji të ulët. Ky standart me fuqi të ulët është optimalizuar për lidhjet midis celularit tuaj dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Karikimi wireless

Idea është që të vendosni pajisjen tuaj si Nexus 6 ose Droid Turbo në një pajisje karimi me wireless. Megjithatë kjo lloj teknologjie karikimi nuk është ende aq efikase sa karikimi me kabullin ushqyes.

Siguria me gjurmët e gishtave

E njohur prej sensorit me prekje iPhone Touch ID, siguria e gjurmëve të gishtave në smartphone e bën më të lehtë çkyçjen e pajisjes tuaj. Ju gjithashtu mund të përdorni funksionin Touch ID për të blerë artikuj në App Store nëpërmjet Apple Pay. Smartphonë të tjerë si Galaxy S5 dhe Note 4, i ofrojnë sensorët me gjurmët e gishtave, por zakonisht janë më të vështirë të përdoren dhe janë më pak funksionalë.