Kush jemi




Kompania nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2000, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, ajo u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend. Në vitin 2007 hapet Qendra “Globe home expert” me vendndodhje në Rrugën e “Kavajës” me një sipërfaqe totale 2000 m² duke paraqitur një imazh të ri në fushën e teknologjisë, në shërbimin cilësor dhe kualifikimin e duhur të një stafi profesional.

Sot ne jemi krenarë të themi se në cdo dyqan Globe në te gjithë Shqiperinë, klientët tanë do të gjejnë gjithmonë të njëjtin standart shërbimi të dedikuar kërkesave të klientëve tanë. Dyqanet Globe në të gjithë Shqipërine do të mund t'I gjeni :

  • Tiranë, Rruga e Kavajës ,Qëndra Globë, Pallati "Globe".
  • Tiranë, Rruga e Durrësit, Sheshi Karl Topia, Kati i tretë, Brënda Qëndrës Tregtare RING.
  • Tiranë , Rruga Petro Nini Luarasi , Pallati 10/3 , Kati 1 .
  • Lezhë , Lagja “ Nënë Tereza “, përballë Urës së Lezhës ,
  • Elbasan , Lagja Luigj Gurakuqi , Rruga “ Rinia “
  • Fier,Blv.Kryesor,Lagjia "Apollonia" Rruga "Jakov Xoxa", pranë Piazzës
  • Vlorë , Lagja Pavarësia , Rruga Kosova , Kullat 12 Katëshe
  • Sarandë, Lagjia "Nr.1" Rruga "Skënderbeu"

Kur ju të vizitoni një nga dyqanet tona, nuk do të jeni duke folur me dikë që është nën presion të arrijë objektivat por me dikë që i ka arritur tashmë ato. Çdo punonjës është specialist në sektorin përkatës dhe do ju sherbejë me dëshirën dhe entuziazmin që I dhuron pasioni për profesionin.

Por ne nuk mjaftohemi me kaq, ne fokusohemi në shërbimin ndaj klientit: nga transporti në instalim, servis dhe riparim të specializuar. Ne krenohemi me shërbimin profesional që kemi për klientët tanë edhe pas shitjes.