Mirëmbajtja


Shërbim i personalizuar


Një ekip i kualifikuar dhe i personalizuar është i gatshëm t'ju shërbejë në çdo moment, 12 orë në ditë, nga e Hëna në të Shtunë duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja rreth pajisjeve apo shërbimeve të Globe.

Operatorët tanë të kujdesit ndaj klientit do t'iu japin përgjigje dhe zgjidhje problemeve që do të hasni në përdorimin apo kujdesin ndaj pajisjeve tuaja.



Shërbim mirëmbajtje për kondicionerët


Ne mundësojmë zgjatjen e garancisë së kondicionerëve duke iu dhënë mundësinë për shërbimin e mirëmbajtjes.

I cili konsiston në:

-Kontroll të plotë të kondicionerit, kontroll të ventilatorëve.

-Kontroll të gjendjes së punës së kompresorit dhe kontrolli për mosrrjedhjen e gazit.

-Pastrim mekanik të njësisë së jashtme, serpentinës dhe larje e splitit me solucionet përkatëse.

-Dizinfektim nga mikroorganizmat, nga pluhuri, nga skorjet e baltës së filtrave të njesisë së brendshme dhe njësisë së jashtme.

-Shtim garancie me 1 vit (mund të rinovohet vit pas viti deri në 5 vjet).



http://xpert.com.al/

XPERT - Servis është kontraktor i vetëm i autorizuar i rrjetit të dyqaneve Globe për shërbimet e servisit brenda dhe jashtë periudhës së garancisë. Shko tek servisi