Në vitin 2019, NASA festoi 50 vjetorin e misionit historik në Hënë të
Apollo 11. Kupa Botërore e Basketbollit 2019 FIBA sapo ka përfunduar, ndërsa saga
e tretë dhe e fundit e triologjisë së Star Wars do të shfaqet më 19 dhjetor.
Viti i fundit në këtë dekadë do të mbahet mend për shumë momente kritike.
Sidoqoftë, viti 2019 paraqet një përvjetor shumë të rëndësishëm në historinë e Samsung
Electronics – kompania feston 50 vjetorin e saj në epokën e teknologjisë.
Gjithçka filloi në vitin 1969 kur Samsung nxori televizorin
e parë bardhë e zi dhe filloi të eksportojë produkte jashtë Koresë. Natyrisht,
rruga drejt suksesit ishte plot ulje-ngritje, derisa Samsung u bë një nga
udhëheqësit dhe inovatorët më të mëdhenj të teknologjisë në të gjithë botën.
Me moton "Frymëzo Botën, Krijo të Ardhmen", si
pjesë e vizionit të vitit 2020 për kompaninë, Samsung intrigoi të gjithë
dashamirët e teknologjisë dhe i bëri ata të pyesin veten për çka vjen më pas.
Për këtë çështje, Samsung njoftoi se do të investojë në
start-ups, duke u përqëndruar në të ashtuquajturën "teknologji të
thellë" - inteligjencën artificiale, “Internetin e Gjërave”, realitetin e
përmirësuar virtual, dhe teknologjitë blockchain. Sigurisht, kjo nuk është një
rastësi, pasi kompania
Do të jetë brilante të shohim se çfarë do të sjellë Samsung
për klientët e tij në vitet në vazhdim. Sidoqoftë, është e sigurt që do të
mbetet inovatori më i madh kur bëhet fjalë për produkte dhe shërbime risi.
Përveç inovacioneve dhe teknologjisë, kujdesi për konsumatorët
dhe nevojat e tyre në të gjithë botën ishte në thelb të misionit dhe vizionit
të Samsung që nga fillimi i hershëm. Kjo është pikërisht arsyeja pse kompania
vendosi ta festojë këtë përvjetor në Shqipëri duke dhuruar teknologjinë dhe
produktet e tij të avancuara për ata që kanë më shumë nevojë, për ta bërë jetën
e tyre më të lehtë dhe më funksionale. Punonjësit e kompanisë do të marrin
pjesë në një sërë aktivitetesh vullnetare, duke dhënë kontributin e tyre për
shoqërinë lokale.
Përpos aktiviteteve të Pëgjegjësisë Sociale të Korporatës, kompania vendosi të festojë këtë përvjetor të rëndësishëm duke ofruar përvojën e përdorimit, të parën e llojit të saj, dhe duke befasuar klientët vendas me ulje të fantastike dhe ofertat më të mira të shërbimeve çdo javë. Duke filluar që nga e premtja, çdo klient që blen një pajisje nga asortimenti i elektroshtëpiakeve Samsung (lavatriçe dhe tharëse, makina larëse dhe tharëse të integruara, frigoriferë dhe pajisje kuzhine të integruara) midis 20 shtatorit dhe 10 nëntorit 2019, do të marrë një zbritje prej 25%. Për më shumë informacion në lidhje me promocionin, vizitoni https://www.samsung.com/al/.
Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?
Ashtu si shpikjet e tjera të
mëdhaja në historinë e njerëzimit, teknologjia ka ndryshuar plotësisht jetën
tonë në një mënyrë që kurrë nuk do ta prisnim. Ajo krijoi një botë krejt të re,
ndryshoi perceptimin tonë, zakonet tona dhe solli mundësi të pafundme. Me
kalimin e kohës, ne po mbështeteshim tek teknologjia edhe më shumë, aq sa nuk
mund të imagjinojmë të jetojmë dot pa të.
Si ndryshoi teknologjia mënyrën se si ne perceptojmë dhe
krijojmë art
Arti abstrakt dhe
dixhital, risitë e ndryshme, metodat, teknikat dhe tendencat e reja kanë
ndryshuar botën e artit dhe kulturës. Sidoqoftë, gjatë dekadave të fundit, arti
dhe teknologjia janë bërë më të lidhura se kurrë më parë dhe telefonat
inteligjentë luajtën një rol të madh në këtë proces.
Kamerat
telefonike zhvillohen dhe përmirësohen vazhdimisht, duke ofruar karakteristika
të reja dhe cilësi më të lartë me cdo model të ri që del në treg. Këtë vit,
Samsung krijoi kamerën e parë rrotulluese të trefishtë 48 megapixel në botë në
serinë e tyre të fundit Galaxy A, e cila nuk mund të krahasohet me asnjë kamerë
smartphone deri më tani. Gjithashtu, Samsung Note10 e re është renditur si
pajisja më e mirë për sa i përket cilësisë së imazhit, falë Night Mode të azhurnuar
dhe veçorive të përmirësuara të kamerës. Përveç kësaj, përdoruesit mund të
kontrollojnë nga distanca kamerën me revolucionarin S Pen, duke ndryshuar
modalitetet, afruar apo larguar imazhin, duke lëvizur midis kamerave të
përparme dhe të pasme dhe duke i shtuar kornizës së fotos apo videos vepra arti
personale.
Për
më tepër, Galaxy Tab S6 i ri i Samsung është krijuar për të funksionuar si një
pajisje e besueshme për të gjithë krijuesit. Artistja dhe fotografja Coco
Capitán, tepër e dashur në pasarelat e modës, përdor këtë pajisje inovatore, të
përshtatshme për stilin e saj të jetesës në lëvizje, që i lejon asaj ta mbajë
atë me lehtësi me njërën dorë, teksa skicon një koncept që mund të shndërrohet
në fotografi ose në një pikturë të madhe
Këto
pajisje me të vërtetë ndryshuan perceptimin tradicional të fotografisë, krijimin
e filmave dhe arteve pamore, pasi ato e bënë krijimin dhe shijimin e artit
shumë më të lehtë dhe më të arritshëm.
Si ndryshoi teknologjia mënyrën se si shkëmbejmë njohuri
Teknologjia transformoi
mënyrat e edukimit dhe metodat e të mësuarit. Në të kaluarën, gjetja e
informacionit dhe studimi ishin procese të gjata dhe të vështira. Në ditët e
sotme, teknologjia ju sjell informacione të gjithëve më shpejt se kurrë, duke e
bërë edukimin më të arritshëm.
Për shembull, studimi që
Samsung publikoi në IFA 2019 tregon se 73% e europianëve pretendojnë se TV ka
përmirësuar aftësitë e tyre të jetës – qoftë kjo për të mësuar një gjuhë të re,
për të provuar një sport të ri apo për të bërë punë vullnetare. Evolucioni i
televizorit, si në aspektin e përparimeve teknologjike, siç është teknologjia 8K,
si dhe përmbajtjes me cilësi të lartë, të larmishme në dispozicion sot, ka një
ndikim të prekshëm në shumë aspekte të jetës së konsumatorëve.
Përveç televizorit, gjithçka
që i duhet njerëzve për të mësuar dhe eksploruar gjëra të reja është një laptop
ose një smartphone, dhe një lidhje e fortë me internetin.
Për fat të mirë, kompanitë e
teknologjisë si Samsung janë duke punuar vazhdimisht për përmirësimin e
shpejtësisë dhe aksesit të rrjetit të tyre, dhe rezultati i këtyre përpjekjeve
është lidhja më e fundit 5G. Falë shpejtësisë së saj ultra të lartë, si dhe
lidhjes së besueshme dhe të qëndrueshme, përdoruesit në të gjithë botën mund të
përdorin internetin pa probleme, duke kryer punët e tyre edhe në lëvizje.
Si ndryshoi teknologjia mënyrën se si jetojmë
Me kalimin e viteve,
teknologjia ka krijuar mundësi të panumërta të cilat praktikisht kanë ndryshuar
mënyrën e funksionimit të gjërave. Për shembull, me fshesat me korrent robot të
Samsung, përdoruesit do të jenë në gjendje të shijojnë ditën, duke e lënë
ndihmësin e tyre të vogël të bëjë pastrimin e plotë. Ai do të llogarisë rrugën
më të efektshme, duke arritur të pastrojë në të gjitha vendet e vështira dhe në
zonat që i shpëtojnë pastruesve me korrent tradicionalë, si nën shtretër ose
mobilje të tjera.
Për më tepër, ka disa risi në
kuzhinë që ndihmojnë në uljen e nivelit të mbeturinave që prodhohen në shtëpi.
Në sajë të partneritetit me Whisk, një zhvillues i platformës inteligjente të
ushqimit, Samsung prodhon pajisje të tilla si listat inteligjente të pazarit në
frigoriferët e saj Family Hub, duke mundësuar një përvojë gatimi më të këndshme
dhe të përgjegjshme për mjedisin për të gjithë familjen.
Dekada e parë e shekullit 21
solli një evolucion të shpejtë të teknologjisë në shtëpitë dhe jetët tona dhe
ajo vazhdon të ndryshojë mënyrën se si jetojmë. Mbetet për t’u parë se çfarë do
të na sjellë e ardhmja, por një gjë është i sigurt - bota në 10-30 vitet e
ardhshme do të jetë shumë më ndryshe nga ajo e sotmja.
Siç përmendet dhe më
lartë, Samsung Electronics këtë vit feston përvjetorin e tij të 50. Përveç
inovacioneve dhe teknologjisë, kujdesi për konsumatorët dhe nevojat e tyre në
të gjithë botën ishte në thelb të misionit dhe vizionit të Samsung që nga
fillimi i hershëm. Kjo është pikërisht arsyeja pse kompania vendosi ta festojë
këtë përvjetor në Shqipëri duke dhuruar teknologjinë dhe produktet e tij të
avancuara për ata që kanë më shumë nevojë, për ta bërë jetën e tyre më të lehtë
dhe më funksionale. Punonjësit e kompanisë do të marrin pjesë në një sërë
aktivitetesh vullnetare, duke dhënë kontributin e tyre për shoqërinë lokale.
Përpos aktiviteteve të Pëgjegjësisë Sociale të Korporatës, kompania vendosi
të festojë këtë përvjetor të rëndësishëm duke ofruar përvojën e përdorimit, të
parën e llojit të saj, dhe duke befasuar klientët vendas me ulje të fantastike
dhe ofertat më të mira të shërbimeve çdo javë.