Pjesë të ndryshme të trupit kanë lloje të ndryshme të lëkurës dhe qimeve: shumica e metodave të depilimit nuk e trajtojnë këtë. Seria Philips Lumea IPL 9000 me teknologjinë SenseIQ është një pajisje shtëpiake Intense Pulsed Light (IPL) e cila është projektuar për të siguruar një zgjidhje të përshtatur të depilimit në të gjitha pjesët e trupit. Kjo do të thotë që femrat mund të përjetojnë ndjenjën e një lëkure të lëmuar dhe pa qime deri në gjashtë muaj, kështu që mund të ndihen të bukura, të sigurta dhe të gatshme, çdo ditë.
Me teknologji inovative e cila është zhvilluar nga dermatologët më të mirë dhe eskpertët e Philips për depilim, seria Lumea IPL 9000 ka gjashtë sensorë të integruar SmartSkin. Këta sensorë zbulojnë automatikisht nuancën e lëkurës së një personi, pastaj zgjedhin një mjedis të rehatshëm të dritës për zonën e trupit që trajtohet. Katër aksesorët inteligjent dhe të lakuar për trupin, sqetullën, fytyrën dhe zonën bikini përshtaten, duke ofruar programe që bazohen në matjen e nuancës së lëkurës. Çdo akesor mund të përdoret për një trajtim të lehtë dhe efektiv.
“Philips ka lançuar pajisjen e parë IPL për depilim në kushte shtëpie më shumë se nëntë vite më parë dhe është bërë zgjidhja numër një e pajisjeve IPL, e zgjedhur nga tre million femra në mbarë botën” thotë Biljana Trajkovska, Menaxhere e Marketingut për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën. “Me teknologji të përparuar që jep rezultate të vërteta, seria e re Philips Lumea IPL 9000 është krijuar për të adresuar nevojat e femrave për depilim, është më e shpejtë dhe më e gjithanshme se kurrë më parë.”
Për lehtësi shtesë, femrat tani mund të përdorin serinë e re Philips Lumea IPL 9000 si me kabllo ashtu edhe pa kabllo. Trajtimi pa kabllo është më i lehtë për zona më të vogla ose më të vështira për t’u arritur në trup ndërsa përdorimi me kabllo është më i mirë për zona më të mëdha. Trajtimet me kabllo rrisin frekuencën e impulseve të dritës në një herë në dy sekonda duke e bërë kohën e trajtimit 1.75 herë më të shpejtë. Kjo do të thotë që femrat tani mund të trajtojnë të dyja këmbët e tyre në 8.5 minuta pa pasur nevojë të rimbushin pajisjen mes trajtimeve.
Ashtu si modelet e tjera Philips Lumea, Seria Philips Lumea IPL 9000 përdorë teknologjinë IPL, e cila krijon impulse të buta drite. Këto impulse drite zvogëlojnë në mënyrë progressive rritjen e qimeve duke e vendosur rrënjën në një fazë pushimi. Kur përdoret çdo dy javë për një periudhë tetë javore, trajtimi ka rezultuar se zvogëlon rritjen e qimeve deri në 92%, në mënyrë që femrat mund të përjetojnë ndjenjën e një lëkure të lëmuar dhe pa qime për kohë më të gjatë.
Seria e re Philips Lumea IPL 9000 përmban katër aksesorë të përshtatur për nevojat e depilimit:
1. Aksesor për trupin
Aksesori i ri për trupin, ka një dritare të madhe (4.1cm2) që mbulon më shumë sipërfaqe me çdo impuls drite (krahasuar me modelet e mëparshme). Prandaj mundëson një trajtim më të shpejtë, veçanërisht në këmbë. Dizajni konkav dhe i lakuar siguron kontakt optimal me lëkurën në zona më të mëdha të trupit siç janë këmbët, krahët ose stomaku. Aksesori për trupin tani mund të trajtojë të dyja këmbët në 8.5 minuta: 83% e femrave që e testuan ishin të kënaqura me rezultatet e tyre3.
2. Aksesor për fytyrën
Shtojca më e vogël e fytyrës (2cm2) përmban një dizajn të sheshtë. Ka një filtër shtesë të integruar të dritës për mbrojtje shtesë në zonat më të ndjeshme të buzës së sipërme, mjekrës dhe pjesëve anësore. 84% e femrave që testuan këtë shtojcë të re ishin të kënaqura me zvogëlimin e qimeve që kishin përjetuar pas përdorimit të pajisjes në fytyrat e tyre4.
3. Aksesor për bikini
I krijuar posaçërisht për qimet më të errëta, më të forta që gjenden zakonisht në zonën bikini, ky aksesor (3cm2) jep më shumë impuls drite në gjëndrën e qimeve, për një trajtim më efektiv duke mbrojtur lëkurën e ndjshme në këtë zonë. Forma e saj konvekse e lakuar siguron kontakt optimal me lëkurën. Gjithashtu ka një filtër transparent për higjienë shtesë. 78% e femrave që testuan këtë aksesor ishin të kënaqura me zvogëlimin e qimeve që kishin përjetuar kur përdornin pajisjen në këtë zonë5.
4. Aksesor për sqetull
Aksesori për sqetull është i ngjashëm në dizajn me atë të trupit, megjithëse përmban një dritare pak më të vogël (3cm2) dhe një formë konvekse për të ndihmuar femrat të mbajnë kontakte më të qëndrueshme me lëkurën nën krahët e tyre. 86% e femrave të testuara janë ndjerë të kënaqura me zvoglimin e qimeve që kanë përjetuar në këtë fushë6.
Aplikacioni Lumea IPL është parteri përfundimtar për Seritë Philips Lumea IPL 9000. I krijuar për të ndihmuar femrat të arrijnë dhe mbajnë rezultatet më të mira të mundshme, aplikacioni u ofron femrave udhëzime hap pas hapi dhe i ndihmon ata të krijojnë një plan trajtimi fleksibël, të personalizuar për çdo zonë të trupit, si dhe ju ofron mbështetje. Kjo i ndihmon femrat të ndjehen plotësisht të sigurta për trajtimet e tyre IPL.
3Studim i kryer në Holandë dhe Austri, 46 femra pas 3 trajtimeve.
4Studim i kryer në Holandë dhe Austri, 46 femra pas 2 trajtimeve.
5Studim i kryer në Holandë dhe Austri, 46 femra pas 3 trajtimeve.
6Studim i kryer në Holandë dhe Austri, 46 femra pas 3 trajtimeve.
Serinë Philips Lumea IPL 9000 mund ta gjeni në të gjitha dyqanet Globe.
Për më shumë informacione lu lutem klikoni:
https://globe.al/elektroshtepi...
Rreth Royal Philips
Royal Philips (NYSE: PHG, AEX: PHIA) është një kompani udhëheqëse e teknologjisë shëndetësore e fokusuar në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve dhe mundësimin e rezultateve më të mira shëndëtësore duke filluar nga jetesa e shëndetshme, parandalimi, diagnoza, trajtimet dhe kujdesi në shtëpi. Philips përdorë teknologji të përparuar dhe njohuri të thella klinike dhe rezultate të konsumatorëve për të ofruar zgjidhje të integruara. Me seli në Holandë, kompania është një udhëheqëse në imazhe diagnostifikuese, terapi të drejtuar nga imazhi, monitorim të pacientëve dhe informatikë shëndetësore në shëndetin e njerëzve dhe kujdesin në shtëpi. Philips në vitin 2019 ka realizuar shitje prej 19.5 miliardë eurosh dhe punëson afërsisht 81,000 punonjës në shitje dhe shërbime në më shumë se 100 vende. Lajmet për Philips mund ti ndiqni në: www.philips.com/newscenter