Një dorë dege majdanozi, plus ¼ kupë gjethe majdanozi, të prera
700gr fileto peshku të bardhë, si salmon, merluc, shojzë etj.
Kripë e piper
Ujë të vluar
1 kupe perzierje arroresh, të prera
1/3 kupë vaj ulliri ekstra i virgjër
2 ½ lugë çaji uthull orizi ose molle
½ lugë çaji mjalt
Ngrohni furrën në 190 gradë. Zgjidhni një tavë për pjekje që të mund të mbaj të gjithë filetot. Vendosni të gjithë degët e majdanozit tek tava. Thani peshkun dhe e marinoni me kripë e piper. Vendoseni mbi degët e majdanozit, të cilat do ndihmojnë që peshku të mos ngjisë.
Hidhni mjaftueshëm ujë të vluar sa për të mbuluar fundin e tavës. Vendosni letër alumini përsipër dhe e piqni derisa peshku të jetë gati, përreth 10 minuta për filetot e holla dhe 20 minuta nëse janë më të trasha.
Ndërkohë që peshku gatuhet, bëni bashkë majdanozin, arroret, vajin e ullirit, uthullën, mjaltin dhe ½ lugë çaji piper. E marinoni sipas nevojës me kripë.
E kaloni peshkun e gatuar në pjata, dhe hidhni poshtë majdanozin e ujin. Hidhni pak nga përzierja mbi peshkun dhe pjesën e mund ta mbani në tavolinë si shoqëruese.