Kurse energji, kurse para

01/18/2024

Globe i gjendet pranë çdo konsumatori duke i ofruar më të mirën në çmim dhe cilësi.

A e dinit se?

Mesatarisht pajisjet shtëpiake përdorin 50% të konsumit të energjisë shtëpiake. Një model larëse, frigoriferi ose kondicioneri që kursen energji (kur të gjithë parametrat e tjerë janë të njejtë), përdor 20-30% më pak energji. Duke marrë në konsideratë se këto pajisje, zakonisht përdoren më shumë se 5 vjet, ndryshimi i kostos totale të përdorimit është për tu vlerësuar: Në varësi të çmimit të energjisë mund të ndodhë që përdorimi i një produkti që kursen energji kushton sa gjysma apo më pak, krahasuar me koston e mbajtjes në punë të një produkti tjetër alternativ me po të njëjtat funksione.

  

A do të thotë një kategori më e mirë energjie një çmim më I lartë?

Jo! Çmimi varet nga faktorë të tjerë si marka, vendi i origjinës, karakteristikat teknologjike, viti i prodhimit etj. Kështu, dy produkte me karakteristika të njëjta apo të ngjashme, mund të kenë çmime të ndryshme. Për këtë arsye, është e rëndësishme të theksohet se një kategori energjie më e mire nuk do të thotë domosdoshmërisht një çmim më i lartë, por gjithmonë nënkupton konsum më të vogël energjie dhe kosto operative më të vogla.

Kështu në Globe ju gjeni të dyja, konsum më të vogël në energji dhe çmim të arsyeshëm.

Sa më efikas një produkt, aq më pak energji konsumon dhe aq më shumë ju përfitoni prej parave tuaja.