Kur blini një pianurë

Postuar nga   Globe Shops
1

Një pjanurë elektrike e cila është e ndarë nga furra juaj lejon fleksibilitet për të menaxhuar më mirë hapesirën e kuzhines tuaj. Cilën nga këto pjanura do të blinit? Induksion apo qeramike? Blerja jonë koncepton opsione të ndryshme dhe funksionet e secilës.

Çfare është një pianurë qeramike?

  • Pjanura me një sipërfaqe te sheshte ngrohet më lehte se pjanurat tradicionale me spirale.
  • Pjanura qeramike përmbajne spirale metalike, të cilët nxehen në mënyrë elektronike nën nje xham qeramike.

Çfare është një pianurë me induksion?

· Gatimi me induksion ndryshon nga gatimi me metoda tradicionale , sepse aty nuk ka nxehje të gjeneruar nga vete pianura.

· Elementet e spirales në një pianurë me induksion janë shumë të fuqishme,me frekuencë të lartë elektromagnetesh, të cilat gjenerojnë në një fushe magnetike.

· Kur mbi këtë fushe magnetike vendoset një enë, ajo do të nxehet. Kjo do të thotë që siperfaqja e pianurës induktive të qëndrojë e nxehte mjaftueshëm ndërsa gatuan.

Kontrolli i nxehtesisë

· Te kesh kontrollin e nivelit të nxehtesise së prodhuar nga një pjanurë elektrike është një nga faktoret më të rëndesishëm në gatimin e vakteve të mira.

· Sa më shumë kontroll të keni, aq me e paktë do të jetë mundësia që ju të gatuani më shumë seç duhet ose të digjni ushqimin tuaj.

· Kjo është veçanërisht e rendësishme gjatë gatimit më një temperaturë të ulet, si përgatitja e salcave dhe shkrirjes së çokollatës.

· Pianura me induksion ofron një kontroll të lartë të nxehtësisë.

· Ndryshe nga pjanurat qeramike, një pianurë me induksion ofron ndryshim të menjëhershëm të niveleve të nxehtësisë.Kështu ju nuk do të keni nevojë që të prisni gjatë që elementi të nxehet apo të ftohet.

Cila është më e shpejtë?

· Elementet elektrikë të spirales në një pjanurë qeramike kërkojnë kohë që të nxehen.

· Gjithashtu ka një humbje nxehtësie gjate tranferimit mes pjanures qeramike dhe enës së gatimit. Kjo do të thotë që kemi një vonesë në nxehjen e enës së gatimit.

· Pjanurat me induksion nuk nxehen.

· Në vend të saj ato krijojnë një fushe magnetike, e cila nga ana e saj nxeh enën e gatimit.

· Kjo do të thotë që pianurat me induksion mund të nxehin enën e gatimit menjeherë.

· Si rezultat pjanurat me induksion janë më të shpejta se pjanurat konvencionale.

· Një pjanurë me induksion mund të vlojë ujin afërsisht për gjysmën e kohës.

Cila është më e sigurtë?

· Sipërfaqet e nxehta mund të jenë të rrezikshme për fëmijët dhe personat e ngathët.

· Pjanurat qeramike prodhojnë shumë nxehtësi gjatë gatimit.

· Pjanurat qeramike gjithashtu përmbajnë mjaft nxehtësi për një farë kohe pas gatimit.

· Pianurat me induksion nuk nxehen,ato janë të ftohta mjaftueshëm sa të preken gjatë gatimit, kështu ato janë më të sigurta se pjanurat qeramike.

Lehtësi pastrimi

· Të dyja si pjanurat me induksion edhe ato qeramike janë të sheshta,siperfaqe të shkëlqyera, kështu asnjë papastërti ose ushqim nuk mund të futet në vende të ngushta.

· Megjithatë ngaqe pjanura qeramike është e nxehte, ushqimi që derdhet mund të ngjitet në siperfaqe.

· Ështe e rëndesishme që të fshijmë pikat e ushqimit të rëna mbi pianuren qeramike menjëherë ,veçanerisht sheqerin sepse ai mund të krijojë një siperfaqe të ngurtë dhe kjo e çon në një gatim jo efiçient pasi ena e gatimit nuk qëndron mirë mbi pianurë.

Pianura me induksion nuk nxehet. kështu nuk do të keni copëza ushqimi të djegura në siperfaqe. Pianura me induksion gjithashtu mund të pastrohet menjëherë pas gatimit pasi ajo qendron e ftohtë.

Efikasiteti i energjisë

· Pjanurat qeramike përdorin më shumë energji se pjanurat me induksion ato kërkojnë një kohë më të gjatë për të arritur temperaturën e duhur të gatimit.

· Gjithashtu ka humbje energjie mes sipërfaqes së nxehtë të xhamit të qeramikës dhe ënës së gatimit, pasi nuk ka një ngjitje perfekte mes këtyre të dyjave.

Për çfare pianure kam nevoje?

PJANURË QERAMIKE:Ju do të keni nevojë për të gatuar në një sipërfaqe të sheshtë. Kjo do të thotë që kontakti me siperfaqen e bën nxehtësinë më të kontrollueshme dhe efikase.

PJANURË ME INDUKSION: Kjo kërkon një enë të mbyllur ose të madhesisë së duhur të elementeve. Enët të cilat janë shumë të vogla nuk do të njihen menjëherë nga elementët. Nëse ena e gatimit mbivendoset mbi madhësinë e elementëve, atëhere ajo nuk do ndizet aty ku anët nuk e mbulojnë elementin nxehës.

Cilat janë ndryshimet në kosto?

Pianurat me induksion janë më të shtrenjta se pianurat qeramike, për shkak të opsioneve të tyre ekstra.

Komentet

sa wat konsumon
Postim I ri