Aspiratorët Faber janë vlerësuar me çmimin Red Dot “Produkti me dizajnin më të mirë” për vitin 2021

06/09/2021
0

Marka e njohur e aspiratorëve Faber është vlerësuar me çmimin RED DOT në kategorinë Produkt Dizajn 2021, një nga çmimet më të rëndësishme në botë përsa i përket dizajnit, e cila çdo vit i jepet brandeve që dallohen për pamjen e tyre estetike dhe teknologjinë inovative.

E dizenjuar nga studiot WhyNot, aspiratori Faber është i karakterizuar nga elementë gjeometrikë për të krijuar një stil unik. Aspiratorët kthehen në një element dekorimi fantastik si dhe në një burim drite e cila i përshtatet në mënyrë perfekte kuzhinës suaj moderne. Versioni inox i cili nuk le gjurmë, i jep ambientit një pamje ‘hi-tech’, ndërsa elementi i të bardhës mat e bën më të përshtatshme me dekorin e ambientit të jashtëm dhe lejon aspiratorin të përputhet në mënyrë perfekte me tavanin.

Ky çmim thekson dhe njëherë aftësinë që ka Faber për t'ju përshtatur kohës dhe trendeve teknologjike. Aspiratorët janë kthyer në një urë lidhëse të kuzhinës dhe ambientit të ndenjes, duke e bërë këtë pajisje një element të rëndësishëm nga ana estetike dhe funksionale.

Komentet

Asnjë postim nuk u gjet

Shkruaj nje koment