Çfarë duhet të dini për lançimin e produkteve të reja Apple!

09/15/2021

Apple mbajti evenimetin e shumëpritur të prezantimit të produkteve të reja të saj, ku me shumë endje pritej iPhone 13!
Ndryshimet më të mëdha do të jenë tek kamera dhe lentet e smartfonit të ri!
“Cinematic Mode” do të jetë një opsion i ri ku ju do të keni mundësinë të xhironi video me cilësi maksimale dhe fokus të lëvishëm çdo moment. Po ashtu do të keni mundësi të bëni zoom apo zmadhoni foton apo videon tuaj deri në 6x!
Lentet e reja do t’iu lejojnë të shkrepni “Macro Photos” apo “Ultra Wide” me fokus të jashtëzakonshëm, ku do të keni mundësi të fokusoni edhe detajet më të vogla që mezi shihen me sy të lirë.


HTML rowspan Attribute

Iphone 13 do të ketë vetëm dy kamera ndërsa Iphone 13 Pro dhe Pro Max 3 të tilla!
Gjithashtu bateria e Iphone 13 do të zgjasë 2.5 orë më shumë ajo e Iphone 12.
Po ashtu ofrohet edhe opsioni me 1 TB hapësirë!
Çipi A15 bionic dhe teknologjia 5G e bëjnë atë një nga telefonat smart më të fuqishëm të prodhuar deri më sot!
Sa i përket dizajnit është pothuaj i njëjtë me versionin e vitit të kaluar!

Ndërkaq Apple prezantoi edhe iPad e ri me çipin A13!
Ky model i ri është gjenerata e nëntë e iPad që debutoi për herë të parë në 2010,
dhe përmban një procesor të ri të quajtur A13 Bionic.
Procesori i ri është 20 për qind më i shpejtë se ai i modelit paraardhës.
Ekrani 10.2 inç është i së njëjtës madhësi dhe rezolucion si më parë,
por tani mbështetet në funksionin True Tone që rregullon
automatikisht temperaturën e ngjyrave të ekranit sipas ambientit.
Po ashtu ka një kamer të përparme e cila ka shkuar në 12 megapiksel.