-26%

Monitor Samsung 27 Full HD Curved LC27F390FHUXEN

19.990 Lekë
Cmimi i Mëparshëm: 26.990 Lekë
Përshkrim i shkurtër:
Monitor Samsung 27 Full HD Curved LC27F390FHUXEN
B9MOSA27FHDCULC27F390FHUXEN
Ne Stok
+
Marka:
Samsung
Modeli:
LC27F390FHUXEN
Madhesi Ekrani:
27“ Curved
Teknologji Ekrani:
VA
Rezolucion Ekrani:
Full HD 1920 x 1080
Kontrasti Dinamik:
Mega
Kohe Reagimi:
4 ms
Ngjyra:
Black
Porta:
HDMI, D-Sub
Garancia:
24 muaj
  • Zbuloni shikimin me të vërtetë realist të ekranit Samsung, i cili është më i harkuar se çdo ekran tjetër. Me përfshirjen e fushës suaj të shikimit si ekrani i kinemasë iMax, ekrani prej 1800R - me diametrin e tij të harkut prej 1800 mm për harkim më të mirë - krijon një fushë më të gjerë shikimi, përmirëson thellësinë e perceptimit dhe minimizon pengesat periferike që të përqendroheni më thellë në përmbajtjen që jeni duke shikuar. Për këtë arsye, qoftë kur bëhet fjalë për një film në internet, për një emision të preferuar televiziv ose për lojë emocionuese, harkimi më i madh i ekranit Samsung do të bëjë që të përqendroheni plotësisht në përmbajtjen tuaj multimediale
  • Harkimi i ekranit prej 1800R: Harkimi më i madh i ekranit prej 1800R ju ofron mundësinë që shikimi juaj të kalojë lehtë nëpër të gjithë ekranin, duke mbajtur distancë konstante gjatë shikimit. Testet klinike të kryera në repartin e Oftalmologjisë në Spitalin Universitar Kombëtar në Seul kanë vërtetuar që ai zvogëlon lodhjen e syrit te konsumatorët në krahasim me aparatet me ekran të sheshtë
  • Regjimi Eye Saver: Me zvogëlimin e emetimit të dritës blu - e cila stimulon retinën më shumë se gjatësitë e valëve të ngjyrave të tjera - regjimi Eye Saver pakëson lodhjen e syrit dhe mundëson shikim më të këndshëm
  • Flicker Free: Teknologjia e Samsung e quajtur Flicker Free minimizon dridhjen e ekranit që ndikon në përqendrimin, dhe kështu ju mundëson të punoni dhe të argëtoheni më gjatë dhe me më shumë kënaqësi
  •  Raporti i kontrastit 3000:1, më i miri në kategori: Teknologjia e panelit VA të kompanisë Samsung ofron raport kontrasti 3000:1 i cili mundëson ngjyra të zeza më të thella, ngjyra të bardha të jashtëzakonshme dhe ngjyra më të pasura për pamje më të qartë dhe më piktoreske
  • Depërtim më i ulët i dritës: Teknologjia e ekranit të harkuar të kompanisë Samsung zvogëlon depërtimin e dritës nga skajet e ekranit që mundëson balancimin e ngjyrës së zezë përgjatë gjithë fushëpamjes

Produkte të Ngjashme

Klientët gjithashtu blenë

Më të Shiturat

Produktet e Fundit